Mimoza Kusari: Partitë parlamentare e dëmtuan Kosovën

fotoNdonëse as PDK nuk amnistohet nga mos gjetja e zgjidhjes së krizës aktuale politike, është absurde mos dëshira për t’u ulur dhe biseduar nga ana e bllokut,

vlerëson për Indeksonline, zëvendëspresidentja e Aleancës Kosova e Re (AKR), Mimoza Kusari Lila.

“Mendoj se është një qasje e gabuar e Bllokut për të mos u ulur dhe biseduar me njëri tjetrin. Është thjeshtë absurde mungesa e dëshirës për bisedë. Këtë që tash ia ofruan PDK-së ka mundur të bëhet para katër muajsh”, vlerëson Kusari Lila.

Zyrtarja e lartë e AKR-së që është edhe kryetarja e parë femër e një komune ka thënë se deklarata e ambasadores amerikane para dy dite dhe deklarata e sotme e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban ki-Moon tregon se sa larg ka shkuar puna me krizën e krijuar nga partitë aktuale parlamentare.

“Deklarata e ambasadores amerikane dhe fakti që puna ka shkuar deri aty sa që edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së është deklaruar për krizën politike në Kosovë tregon në fakt se çfarë dëmi i madh është shkaktuar Kosovës nga kriza aktuale politike”, thotë më tej Mimoza Kusari Lila për Indeksonline.

Zgjedhjet, dëm edhe më i madh për Kosovën

Pavarësisht që nuk e kaluan pragun më 8 qershor, zëvendës presidentja e AKR-së mendon që për vendin do të ishte shumë e rëndë nëse do të mbaheshin zgjedhje të jashtëzakonshme në dhjetor.

“Kushtet klimatike, orët e pakta të ditës dhe mbi të gjitha frustrimi shumë i madh i shkaktuar nga kriza aktuale te qytetarët do të bënte që një numër shumë i vogël e kosovarëve të dalin për të votuar nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë dimër. Për këtë arsye, duke pasur parasysh interesin e vendit, nuk do të ishte mirë që të mbaheshin zgjedhje të jashtëzakonshme”, vlerëson më tej Mimoza Kusari Lila.

Ajo thotë që në rast se vie puna deri te zgjedhjet, atëherë AKR ende nuk ka një vendim zyrtar sa i përket mënyres se si do të merrte pjesë në to.

“Besoj se një nga problemet që i pat AKR gjatë fushatës parazgjedhore të 8 qershorit ishte ideja e përhapur që AKR po bën koalicion me një parti më të madhe pasi kështu shumë njerëz mund të kenë menduar pse të votohet një parti e vogël, kur vota e tyre mund të shkojë te një parti e madhe. Sidoqoftë, subjekti jonë ende nuk ka vendosur se si do të mund të merrnim pjesë në zgjedhjet e ardhshme, kurdo që të mbahen ato”, i tha Indeksonline, Mimoza Kusari Lila.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: