Angazhimi i Lutës me Bllokun e dështuan Gjilanin
Dega e PDK-së në Gjilan, përmes një komunikate për media e kanë akuzuar kryetarin e kësaj komune, Lutfi Haziri duke thënë se për shkak të angazhimit
të tij të madh me koalicionin pas zgjedhor VLAN, nuk e ka realizuar asnjë premtim për qytetarët e Gjilanit përgjatë një viti të qeverisjes.
“Përveç kësaj ka rritje të problemeve të cilat kanë ndikuar drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve të komunës së Gjilanit”, thuhet ndër të tjera në këtë komunikatë.
PDK më tutje vlerëson se “pasojat e kësaj bllokade, më së shumti i ka ndier qytetari i Gjilanit, si pasojë e angazhimit të kryetarit të komunës në punën e bllokut bllokues. Si pasojë e mos angazhimit të kryetarit në institucionet komunale, Gjilani ka mbetur në duar të kuadrove të papërgjegjshëm, të papërvojë në zgjidhjen e problemeve dhe në duar të profiterëve, të cilët e kanë bërë anarki jetën institucionale në komunë”./