VV: Zgjidhja është çlirimi nga kapja e PDK-së

fotoLëvizja VETËVENDOSJE! ka vazhduar tubimet e saj në kuadër të organizimit “Zgjidhja sipas qytetarëve”. Deputetët Visar Ymeri dhe Rexhep Selimi, si dhe koordinatori Arben Gecaj, kanë bashkëbiseduar me qytetarët e Deçanit për situatën aktuale politike dhe procesin e ndërtimit të institucioneve të vendit.

Visar Ymeri gjatë diskutimit tha se PDK-ja objektivisht e ka kuptuar se nuk mund t’i formojë institucionet qeverisëse. “PDK që prej fillimit e ka përdorur postin e kryeparlamentarit që ta bllokojë formimin e institucioneve për shkak se ka dashur marrëveshje për qeveri”, ka thënë ai.

Qytetarët që u përfshinë në këtë debat kanë shprehur përkrahjen e tyre për hapat që ka bërë Lëvizja VETËVENDOSJE! pas zgjedhjeve të 8 qershorit. Ndërkaq, vendimin e Gjykatës Kushtetuese e kanë parë të padrejtë. Ymeri ka thënë se është gabim që Gjykata Kushtetuese nuk e ka paraparë konsumimin e të drejtës për propozimin e emrit për postin e kryeparlamentarit nga PDK-ja.

Duke folur për marrëveshjen Visar Ymeri tha se Republika ka të bëjë me shumicën dhe jo me atë se kush del i pari. Ai ka përmendur se tash është bërë një hap tutje dhe subjektet e Bllokut kanë thënë që janë të gatshme t’ia pranojnë kryetarin e Kuvendit PDK-së për t’i hapur rrugë formimit të institucioneve.

“Ne presim që javën e ardhshme të ketë seancë, që Flora Brovina ta thërrasë seancën dhe prej aty të hapet rrugë për formimin e institucioneve nga koalicioni që i ka 63 deputetë”, ka thënë ai.

Ndërkaq, Rexhep Selimi në fjalën e tij tha se kjo situatë më parë sesa “ngërç” është bashkëpunim i subjekteve politike. “Ngërç ka kur s’ka shumicë parlamentare, por në rastin tonë janë 63 deputetë që janë marrë vesh për ndërtimin e institucioneve”, ka thënë Selimi. Sipas tij, Lëvizja ka luajtur rol të madh në ndalimin e drejtimit të vendit nga PDK-ja.

“Ne kemi insistuar edhe më takimet me subjektet e tjera që kursi i shtetit të ndryshojë, pra është diskutuar domosdoja për t’i hapur rrugë zhvillimit ekonomik. Pa pretenduar se kjo bëhet me një shkop magjik, duhet përqendruar në hapin e parë që është shkëputjen e lidhjeve të degës më aktive të PDK-së, SHIK-ut”, ka thënë ai.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: