AAK, a jeni gjallë?!

fotoPartia e Ramush Haradinajt për gati pesë muaj u duk sikur i ka gjërat nën kontroll brenda koalicionit pas zgjedhor që njëherë nisi me tri parti dhe më pas iu shtua edhe Vetëvendosje.

Pjesa më e madhe e takimeve mbahej në selinë e partisë që udhëhiqet nga Ramush Haradinaj, ndërsa komunikatat lëshoheshin nga zyra për informim e AAK-së në emër të Bllokut.

Mirëpo, gjithçka ka ndryshuar dy ditë më parë, kur Lidhja Demokratike e Kosovës duket se përfundimisht i ka marrë frenat në dorë.

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, mbrëmë ka folur sikur partia e tij do i caktojë rol të ri Haradinajt, ndërsa e ka konfirmuar se qeveria e re do të udhëhiqet nga partia që e themeloi Ibrahim Rugova.

Ka dy ditë që AAK është mbyllur tërësisht duke mos pranuar asnjë intervistë apo duket mos bërë as më të voglin sqarim nëse ata janë pajtuar me kërkesën e LDK-së për të ndryshuar rrënjësisht marrëveshjen që e kanë nënshkruar menjëherë pas zgjedhjeve të 8 qershorit.

Më 26 shtator, udhëheqësi i AAK-së, Ramush Haradinaj kishte thënë nuk din kujt t’ia jap postin e kryeministrit pasi sipas tij ekziston një marrëveshje. Megjithatë, LDK tashmë duket se e ka gjetur njeriun e ri për këtë post. Tjetër muhabet është nëse është marrë vesh me Haradinajn për këtë gjë. /Indeksonline/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: