Arben Gashi: Hajde shkojmë tash në Kuvend
Deputeti i LDK-së, Arben Gashi ka theksuar edhe një herë se vendimi i marrë nga LDK-ja ka qenë një vendim i duhur, pasi që LDK-ja dhe partnerët i kanë dhënë mundësin PDK-së që të zgjedhë postin e kryeparlamentarit.
Ai më pas ka theksuar se deputetët nuk kanë mundur të gjejnë zgjidhje sepse PDK-ja nuk ka shkuar në Kuvend, duke ja rikujtuar PDK-së edhe një herë se nuk kanë çfarë të merren vesh mes vete.
“Marrëveshja është se nuk kem çfarë me u marrë vesh. Shkojmë në Kuvend dhe i zgjedhim. Nuk ka asgjë të keqe që kryetarët e partive takohen e rëndësishme është se nuk ka më bllokadë politike”,ka thënë Gashi në RTK.
Ndërkaq ish deputeti i PDK-së, Berat Buzhala ka theksuar se topin për zgjedhjen e kryeparlamentarit tani e ka PDK-ja dhe se nuk ka asnjë arsye që ta bllokojë këtë.
“Topi qysh ka qenë në oborrin e bllokut ka kaluar në oborrin e PDK dhe PDK-ja nuk ka asnjë arsyeja që ta bllokojë këtë”, ka thënë Buzhala. /Indeksonline/