Tahiri: Është koha për vendime të drejta
Liderja e ADK-së , Edita Tahiri ka kërkuar nga liderët partiakë të heqin dorë nga ambientet e tyre personale për pushtet. Ajo ka thënë se në këtë kohë Kosovës i duhet një vendim i liderëve për të shkuar përpara me një qeverisje stabiliteti dhe me bazë të gjerë.
Tahiri ka vlerësuar se për formimin e qeverisë së re nuk mjaftojnë vetëm numrat.
“Edhe ambasadorja Jacobson ka thënë në mënyrë të qartë se nuk mjaftojnë numrat për formimin e qeverisë së re’, ka deklaruar Tahiri, duke shtuar se Kosova nuk e ka komoditetin të përcaktohet për opsionin e zgjedhjeve./EpokaeRe/