Visar Arifaj për deklaratën e Jacobson’it: Kosova Gjendet Në Kaps Politik (Video)

656Visar Arifaj, kryetar legjendar i Partisë së Fortë tha për KALLXO.com se deklarata e sotme e Ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës është një mënyrë shumë e mirë për të treguar se në çfarë shkalle është përgjegjësia te klasa politike e Kosovës.
Deklarata e diplomates amerikane, më e ashpra deri më tani, drejtuar politikanëve të Kosovës

Por Arifaj mendon se politikanët e Kosovës e kanë për detyrë ta sjellin situatën deri në këtë pikë.

“Është detyrë e politikanëve ta sjellin punën deri këtu dhe të mos harrohet që ne jemi subjekte politike që po e synojmë pushtetin”, u shpreh Arifaj.

Ai porositi partitë që të maten mirë se çka po bëjnë më tutje.

“Edhe pse Partia e Fortë nuk po e synon pushtetin situate në të cilën jemi sot tregon se kjo është një kaps në të cilën të gjitha partitë duhet të maten se si do ta dhijnë më tutje se pse ajo si e dijmë të gjithë është e pa evitueshme ”

Ndërsa sa i përket ngërçit ai tha se ky është një moment kyç që çdo subjekt të jetë i kujdesshëm të mos lëshojë pe nga pozita që ka mbajtur tash e sa muaj.

“Lëshimet mund t’i kushtojnë secilës parti me humbje të pushtetit”, ironizoi Arifaj në stilin e tij.

Ndërsa ngërçin politik Arifaj e quajti të “përmasave gjigande” dhe tha se duhet të durohet.

“Ky është një ngërç i përmasave gjigande por plotësisht i arsyeshëm dhe kështu duhet të vazhdoj për aq kohë sa mund të durojnë të gjitha palët”

Ndërsa tha se zgjedhjet janë zgjidhja e fundit.

“Zgjedhjet janë zgjidhja e fundit. Mbetet të shihet cila parti është më kokëfortë”, tha ai suke komentuar idenë që në Kosovë të mbahen zgjedhje të reja, në mungesë të një marrëveshjeje për krijimin e institucioneve.

Por ai nuk është i sigurt që Partia e Fortë do të jetë pjesë e tyre.

Visar Arifaj frikësohet se pjesëmarrja në zgjedhjet eventuale të jashtëzakonshme do të ndikonte për të keq në reputacionin e partisë.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: