Lepaja: A e di Jacobson shprehjen – “me nderë me thanë”!?
Analisti politik, Fadil Lepaja, në profilin e tij në Facebook, ka komentuar deklaratën e sotme të ambasadores amerikane në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson.
Jacobson, në fund të një konference të organizuar nga organizata FOL, nuk ka kursyer liderët e partive politike, si ata të PDK-në po ashtu edhe të VLAN-it.
Ajo ka thënë në gjuhën shqipe, “Mos e dh… punën”.
Përkitazi me të, Lepaja thotë: “Athua a e ka mësue zonja Jacobson edhe shprehjen shqipe ‘me nderë me thanë’! U pa puna se ajo nuk troh respekti për politikanët tone, por mbase do të duhej të ketë për publikun”?! /Telegrafi/