Shteti në terr si në kohërat e lashta

562X315472109_energjiQytetarët e Kosovës fatin për furnizim me energji e kanë vetëm nga KEDS-i duke mos pasur mundësi të tjera furnizimi. Këto ditë në vendin tonë përsëri janë kthyer reduktimet e energjisë dhe pjesa më e madhe e shtetit ka mbetur në terr. Rikthimi i reduktimeve të energjisë po shqetëson tej mase qytetarët dhe sidomos bizneset e disa nga të cilët po kërkojnë që të mbahen edhe protesta kundër territ.

Derisa terri vazhdon ta mbuloi Kosovën, në anën tjetër nga institucionet askush nuk merret me këtë problematik, ata po kanë punë më të rëndësishme atë pazareve për themelimin e institucioneve konkretisht kegjislativit dhe ekzekutivit (Kuvendit dhe Qeverisë). Kjo foto e ilustron më së miri situatën në të cilën gjendet Kosova dhe qytetarët e saj. Derisa qytetarët dhe teknologjia e huaj kanë ecur përpara, Kosova po mbetet pas për dy faza sipas fotos së ilustruar.

 

Nga ana tjetër ditë më parë zyrtarët e KEDS-it, kanë dhënë alarmin e gjendjes emergjente të energjisë. Sipas një komunikate të KEDS-it, prej mëngjesit të 3 nëntorit janë lajmëruar për ndaljen e paplanifikuar të njësisë B1 në Termocentralin Kosova B të KEK.

 

Si pasojë e kësaj qytetarët tashmë ballafaqohen me mungesën e energjisë, derisa zyrtarët e KEDS-it po angazhohen që të furnizojnë qytetarët me energji. Edhe qytetarët e  biznesmenë të shteteve të ndryshme posa kuptojnë që Kosova vazhdon të përballet me mungesë energjie, janë të shqetësuar duke thënë se si ka mundësi që edhe pas pesëmbëdhjetë vjetë tranzicioni e investimeve milionëshe  akoma ka mungesë energjie./standardi.eu

 

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: