Doruntinë mos i mbrojë hajnat

562X315353176_10352210_10154228299655515_5320004862663817641_nPublicistja Kimete Berisha thekson se Doruntina Maloku, duket naive duke u munduar qe me çdo kusht t’i mbrojë interesat e kreut të LDK-së dhe të tjerëve, të cilët janë pasuruar dhe janë bërë milionerë. Doruntina duhet t’i mbrojë parimet, e jo interesat e klaneve.

 

Postimi i plotë: “Hej, Doruntina! Doruntina Maloku e sakrifikon të ardhmen e saj politike për Kryetarin e saj milioner, dhe e merr barrën e 70-të rasteve të korrupcionit të milionerëve të partisë së saj, duke shti’ kry’ me një Ambasadore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila e ka thënë të vërtetën, vetëm të vërtetën dhe asgjë përveç të vërtetës.

 

Që është kaq naive nuk e kisha besuar.

 

A s’e ditka Doruntina se Kryetari i saj e çoi në humbje LDK-në, duke përjashtuar dhe izoluar të gjithë kundërshtarët e tij politik brenda partisë. Vetëm nëse ka punuar fshehtas kundër korrupcionit dhe kundër vrasjeve të veprimtarëve politikë të LDK gjatë dhe pas luftës, sepse publikisht ai nuk ka guxuar as të kërkojë zbardhjen e këtyre vrasjeve politike. Doruntina është dashur ta kuptojë kaq punë se Isa Mustafa ‘Bllokun’ e ka krijuar për t’ia siguruar vetes imunitetin brenda partisë të cilën e tkurri.

 

Doruntina do të mund të rreshtohej në anën e 70-të rasteve të korrupcionit, vetëm nëse edhe vetë do të ishte njëra nga ato raste. Duke qenë e re në politikë dhe e pafajshme, ajo e tregon naivitetin e saj të madh, që dëshmon paaftësinë e saj për të qenë një ditë politikane. Hej, Doruntina ia tregon vendin Amerikës, dhe i thotë t’i shikojë punët e veta.

 

Asaj do të duhej t’i mjaftonte fakti se Kryetari i saj kurrë nuk bëri një betejë të vetme kundër vrasjeve të veprimtarëve të LDK-së, nuk kërkoi zbardhjen e atyre vrasjeve, të cilëve nuk guxoi t’ua përmend emrat as gjatë fushatës zgjedhore. Edhe sikur Isa Mustafa të kishte bërë betejë për të ndriçuar këto vrasje, Doruntinës do të duhej t’i dukej pak, gjithmonë derisa të zbulohen vrasësit e aktivistëve politikë të LDK-së, Doruntinës do të duhej t’i dukej angazhimi i Kryetarit të saj në këtë aspekt, i pamjaftueshëm dhe i vonuar. Turli organizmi!”, shkruan ne rrjetin e saj social fcb, Kimete Berisha./Q.K, standardi.eu

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: