Ekskluzive: Garda e Iliridës patrullon në Malin Sharr
Pas komunikatës të lëshuar nga Shtabi qendror i Republikës së Iliridës se nga ora 24:00 datë 31/10/2014 do të jetë aktive në tërë territorin e Rep.së Ilirides”,
kanë filluar spekulimet e para se ata janë para në Malësinë e Sharrit këto ditë.
Sipas informacioneve që arijnë deri tek portali Shqipmedia mirëpo të pakonfirmuara nga ana jonë banorët e rajonit të malësisë nga Tetova deri në Jazhincë kanë hasur në ushtarë të gardës së Iliridës. Ndërsa gjatë së djeshme në rrugën Tetova-Jazhincë janë parë dy hermelinë të Policisë Speciale të Maqedonisë që nga pas konflikti i 2001 kjo ka qenë një gjë e rrallë, konfirmojnë për Shqipmedia banorët e kësaj ane.
Portali Shqipmedia sot kontaktoi më Gjeneralin e Ushtirsë së Iliridës Hamdi Ndrecaj dhe na konfirmoj se patrollat e gardës së Republikës vetëm kanë legjitimuar disa banorë në malësinë e Sharrit asgjë më shumë. Sipas Ndrecajt qëllimi i tij nuk është popullata shqiptare por ata do të reagojnë vetëm nëse aparati shtetëror sllav do të përdor forcë ndaj popullatës. Stafi civilo-vëzhgues i gardës është i shtrirë në tërë teritorin e Iliridës më përjashtim të Manastirit dhe Prilepit thotë për Shqipmedia.com Hamdi Ndrecaj.
Gjithnjë sipas Ndrecajt, nga mbrëmë është dërguar edhe një Njësit për ndërhyrje të shpejta të cilët i janë bashkuar Gardës.
Në pyetjen tonë se pse patrullon hermelini i Policisë në rrugën Tetovë-Jazhincë, zëdhënsi Josifovski na tha se ai patrullim nuk është nga Sektori për Punë te Brendshme i Tetovës por ndonjë aktivitet i njësive tjera të Policisë së Maqedonisë.