Brukseli: 18 pjesëtarë të EULEX-it nën hetime

562X315902783_20141106073312138620Në Bruksel flitet për 18 pjesëtarë të saj qe janë nën hetime.BE-ja gjithnjë e më e shokuar me skandalet e misionit të rendit dhe ligjit në Kosovë.

Diplomatët dhe zyrtarët evropianë në Bruksel janë të shokuar së pari për shkak të seriozitetit të dyshimeve për korrupsion dhe ndërhyrje politike në hetime të EULEX-it, por edhe më shumë për përshtypjen se strukturat e BE-së kanë tentuar t’i mbulojnë gjurmët e këtyre shkeljeve të rënda, shkruan Koha Ditore.

Prandaj, edhe pse e kanë mirëpritur vendimin e Mogherinit që një “ekspert i pavarur” të bëjë hetime, mbajnë rezervat e tyre dhe mundësinë që, megjithëkëtë, Parlamenti Evropian të bëjë hetimet e veta. /koha/

 

U mbajtën takime për zbatimin e marrëveshjeve

 

Zëvendeskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri së bashku me një delegacion qëndruan në Bruksel më 4 dhe 5 nëntor, ku morën pjesë në takimet trepalëshe të ndërmjetësuara nga BE për çështjet e energjisë.

 

Për çështjet e energjisë u diskutuan obligimet zbatuese dhe afatet e palëve që rrjedhin nga plani për zbatimin e marrëveshjes për energjinë. Po ashtu, u formuan grupet punuese që kanë për detyrë që duke respektuar afatet e përcaktuara të çojnë përpara zbatimin e plotë të kësaj marrëveshje.

 

Gjithashtu është mbajtur një takim për çështjen e sigurimeve të automjeteve në fuksion të tarifave për lëvizjën e lirë të qytetarëve dhe, së shpejti pritet të mbahet edhe një takim tjetër për të avancuar këtë proces.

 

Në këtë takim krahas ndërmjetëseve të BE-së mori pjesë edhe Këshilli i Byrove Evropiane, i përfaqësur nga sekretarja e përgjithshme, Greet Flore, njofton Zyra për informim e kryeministrisë.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: