`Mesazhet e Jacobson përshtaten me qëndrimet e LAN-it`

fotoDeputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi ka komentuar deklaratën e Ambasadorja amerikane Tracey Ann Jacobson, duke thënë se ishte në vijë me qëndrimet e bllokut LVAN.

Ambasadorja amerikane Tracey Ann Jacobson sot ka dërguar mesazhe të forta në drejtim të të gjithë përfaqësuesve politikë.
Në një paraqitje të saj gjatë një konference të organizuar nga Lëvizja “FOL”, përvç që u shpreh kundër zgjedhjeve të reja dhe protestave, Jacobson ftoi gjithashtu të gjithë spektrin politik, që përmes komunikimit, takimeve të presidentja Atifete Jahjaga të gjejnë zgjidhje.
Mirëpo Kadaj-Bujupi, në një prononcim për lajmi.net ka thënë se mesazhet e ambasadores Jacobson, janë në përputhje me qëndrimet e LVAN
Por, ajo nuk ka dashur të komentoj lidhur me mesazhin me të cilin Jacobson iu drejtua politikanëve kosovarë, në shqip me fjalinë “Mos e dhini punën”.

“Angazhimi i koalicionit të gjerë është në vijën e njëjtë me Ambasadoren e nderuar Tracey Ann Jacobson, ne jemi kundër zgjedhjeve sepse kemi shumicën parlamentare, për këtë vendit nuk i duhen zgjedhjet e reja. Jemi pro konstituimit të institucioneve, jemi pro thirrjes së seancës konstituive për konstituimin e institucionit më të lartë në vend, Kuvendit. Ne jemi që si një shumicë parlamentare që i ka votat e 2 /3 e Kuvendit, të na lejohet që të formojë institucionet, sipas vullnetit të qytetarëve të cilët na kanë votuar”.

Kadaj-Bujupi thotë se partitë tashmë janë duke komunikuar, duke nënkuptuar komunikimin në mes të partive tashmë të bllokut LDK-AAK-Nisma dhe Vetëvendosje, por duke mos përmendur fare PDK-në dhe partnerët e saj të koalicionit.

“Ne jemi duke komunikuar. Është hera e parë që 2/3 e shumicës parlamentare kanë një marrëveshje për të nxjerrë vendin nga kriza, për të nxjerrë vendin nga korrupsioni dhe krimi i organizuar, të cilën e ka sjellë kjo keqqeverisje. Kjo marrëveshje parasheh që në fakt të gjitha cështjet e diskutimit dhe debatit të ndodhin në Kuvend. Prandaj po edhe me kërkesën e Ambasadores me po kërkojmë që në Kuvend të takohen subjektet politike, të diskutojnë, të debatojnë dhe të gjejnë zgjidhje, ashtu edhe sic parashihet edhe në vendimin e Gjykatës Kushtetuese”.

E sa i përket kërkesës së Ambasadores Jacobson që liderët të marrin pjesë në një takim te Presidentja, deputetja Kadaj-Bujupi përsëriti qëndrimin e Bllokut se takimet dhe diskutimet duhet të bëhen në Kuvend.

Ajo madje thotë se takimet e “imponuara” nuk i shkojnë Kosovës në këtë fazë.
“Takimi në mes liderëve mund të ndodhë në institucione, në Kuvend, ku do të diskutojmë dhe aty ku shumica ka të drejtën e votës dhe vendimmarrjes”.

“Takimet e tjera dhe vendimet e tjera të imponuara nuk i shkojnë Kosovës në këtë fazë sepse në një demokraci parlamentare për një konstituim të institucioneve vendos shumica dhe ne jemi shumicë absolute. Kjo është evidente tash e pesë muaj”, tha për lajmi.net Donika Kadaj-Bujupi./RTK/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: