Zyrtarë të ambasadave shpeshtojnë vizitat në Komisionin Zgjedhor
Betonimi i dy koalicioneve ka bërë që opsioni i zgjedhjeve të bëhet gjithnjë e më i mundshëm për të dalë nga bllokada institucionale gjashtëmujore.
Burime të gazetës “Koha Ditore” kanë thënë se javën e kaluar disa zyrtarë të Ambasadës amerikane në Prishtinë kanë takuar kryetaren e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, ku është diskutuar për përgatitjet e këtij institucioni në rast se mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme.
Zyrtarë të Ambasadës amerikane nuk kanë pranuar të komentojnë për qëllimin e këtij takimi, dhe nëse zgjedhjet kanë mbetur opsioni i fundit për tejkalimin e bllokadës institucionale. /koha/