Thaçi i thotë po Jahjagës, Blloku i rezervuar

fotoPresidentja Atifete Jahjaga, nuk ka marrë ende konfirmimet nga të gjithë liderët e partive të përfaqësuara në Kuvend, rreth nismës së saj për realizimin e një takimi të përbashkët. Aktualisht, vetëm kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi ka shprehur publikisht gatishmërinë e tij që t’i përgjigjet ftesës së presidentes. Përderisa partitë e bllokut paszgjedhor, LDK, AAK, Nisma dhe Vetëvendosje, nuk po shprehin ndonjë interesim për këtë takim.

Ndërkohë, këshilltari politik dhe zëdhënësi i presidentes, Arbër Vllahiu, ka vlerësuar se takimi i përbashkët i liderëve do të ishte në funksion të tejkalimit të krizës aktuale politike në vend. Ndërsa nuk ka konfirmuar nëse Jahjaga do të thërrasë këtë takim gjatë kësaj jave, si vendimtare për gjetjen e zgjidhjes, Vllahiu ka rikujtuar se kriza politike tashmë po rrezikon të shndërrohet edhe në krizë financiare e buxhetore.

“Sa më gjatë të shkojë kjo situatë aq më e thellë do të bëhet kriza dhe aq më shumë do të rrezikohet mirëqenia e qytetarëve. Ekspertët e ekonomisë thonë se për shkak të situatës së krijuar rënia ekonomike është e madhe, po aq sa edhe investimet e huaja dhe kjo situatë do ta rëndojë vendin posaçërisht vitin e ardhshëm, kurse pasojat do të ndjehen edhe në vitet në vijim”, ka theksuar Vllahiu…(më gjerësisht në gazetën Tribuna).

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: