Gratë e AAK-së e duan Ramushin kryeministër
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj- Bujupi ka thënë se sot kanë mbajtur një takim me liderin e tyre me të cilin kanë diskutuar për situatën politike në vend. Ajo në profilin e saj në facebook ka shkruara:
Të nderuar miq, sot bashkë me strukturat e Aleancës së Gruas së Kosovës, mbajtëm mbledhjen e radhës me kryetarin e partisë dhe te nominuarin për kryeministër nga koalicioni i madh LVAN,z.Ramush Haradinaj.
Në takim diskutim kryesor ishte gjendja aktuale politike në vend dhe krijimi i institucioneve të reja,Si forum i gruas i dhamë mbështetje të plotë për të vazhduar angazhimin e tij në krijimin e institucioneve të vendit,bashke me koalicionin LVAN.