Vokrri e Krasniqi përfundojnë takimin me Blatterin
Kreu i FFK-së, Fadil Vokrri, bashkë me Ministrin e Sportit, Memli Krasinqi, janë takuar me kreun e FIFA-s Sepp Blatter.
Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, ka pritur kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrin, dhe Ministrin e Sportit, Memli Krasniqin.
Ky i fundit ka konfirmuar për Express se delegacioni kosovar para disa minutave ka dal nga takimi me numrin një të futbollit botëror
“Pak më herët kemi përfunduar takimin me Blatterin. Shumë shpejtë do t’iu informojmë nëpërmjet një komunikatë për çfarë është biseduar në këtë takim”, ka deklaruar Krasniqi për Express.
Në këtë takim është diskutuar rreth ndërkombëtarizimit të futbollit të Kosovës, respektivisht pranimit të FFK-së në FIFA e UEFA.
Për Krasniqin, kjo është hera e parë që takohet me të parin e futbollit në Botë. Kurse, Vokrri dhe Blatter janë takuar disa herë, ku tema e diskutimit ka qenë e njëjtë.
Ekskluzive: Ja formula e pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA
Po priten lajme të mira për futbollin kosovar. Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, bashkë me Ministrin e Sportit, Memli Krasniqi, më 5 nëntor do të takohen me presidentin e FIFA-s, Sepp Blatter.
E, pas këtij takimi, federata bashkë me ndihmën e Ministrisë së Sportit pritet të riaplikojë për pranim në UEFA e FIFA.
Për dallim nga hera e kaluar, kësaj radhe do të jetë më ndryshe. FFK-ja në dosjen e saj do të fusë edhe dokumentet e aplikimit të para mëse 20 vjetësh.
Në vitin 1993, pas pavarësimit të sportit kosovar, federata e atëhershme e futbollit kishte aplikuar për pranim në federatën evropiane të këtij sporti.
Sejdi Mërkoja, ish-sekretar i FFK-së në vitet 1991-94, i dorëzoi federatës dokumentet e aplikimit të asaj kohe.
Burime të Gazetës Express brenda Ministrisë së Sportit bëjnë me dije se këto dokumente pritet të jenë çelësi i pranimit të Kosovës në UEFA e FIFA.
“Në periudhën në vijim pritet të ketë lajme të mira për futbollin e Kosovoës”, u shpreh në kushte anonimiteti burimi i gazetës.
FFK-ja dhe Ministria e Sportit do të përdorin si pretekst aplikimin e vitit 1993, sikurse që bëri Gjibraltari.
Kjo e fundit u pranua në UEFA, edhe përkundër faktit se nuk plotëson kushtin për të cilin Kosova vazhdon ta vuaj izolimin: Të qenit anëtare e Kombeve të Bashkuara.
Gjithsesi, Gjibraltari aplikoi për pranim në UEFA në vitin 2000, një vit para se të ndryshoheshin rregullat dhe të vendosej rregulli që një vend anëtar i UEFA-s duhet të jetë edhe anëtar i Kombeve të Bashkuara.
Gjibraltari vitin e kaluar shfrytëzoi Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv për t’u bërë pjesë e shtëpisë më të madhe të futbollit evropian.
Një rrugë të tillë mund ta ndjek edhe Kosova, gjithnjë falë aplikimit të para 20 viteve