Kalo te lënda

Thaçi: Nuk ka institucione pa PDK-në

tha-ccedil-i-nuk-ka-institucione-pa-pdk-n-euml_hdPartia Demokratike e Kosovës nesër do të marr vendimin se si do të veprojë karshi ngërçit të krijuar tash e pesë muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve me 8 qershor. Por, lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, duke komentuar zërat se mund të ketë ridizajnim të marrëveshjes së bllokut LVAN, ka theksuar se nuk do të ketë as ridizajnim, as zgjidhje të ngërçit pa komunikimin me PDK-në.

Thaçi është shprehur i gatshëm që të bashkëpunoj me LDK-në, si parti e qendrës së djathë, duke mos qenë përjashtues në këtë drejtim.

Pas takimit të Kryesisë së PDK-së, Hashim Thaçi tha se diskutuan për përgatitjet e duhura për mbledhjen e nesërme të Këshillit Drejtues të Partisë, ku do të formësohet edhe qëndrimi për hapat e mëtutjeshëm të PDK-së, në kuadër të ndërtimit të institucioneve të reja të Kosovës, duke respektuar gjithmonë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, por edhe rezultatin zgjedhor.

Ai shtoi se është në interesin e vendit ndërtimi i institucioneve stabile, institucione me vlera euro-atlantike, institucione që punojnë për zhvillimin ekonomik, progresin e vendit, institucione që sjellin unitet politikë edhe qytetar dhe institucione që janë bashkëpunuese me bashkësinë ndërkombëtare.

“Unë pa dashur që t’i adresohem një subjekti apo lideri, flas në emër të PDK-së, as ridizajnim, e as tejkalim të ngërçit nuk mund të ketë pa angazhimin dhe pa komunikim të drejtë për drejtë me forcën fituese të zgjedhjeve të 8 qershorit. Ky është verdikti qytetarë, është opinioni qytetarë, janë vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Andaj, ne duhet të punojmë që të nxjerrim vendime që sjellin rezultat për vendin, por edhe për qytetarët dhe në asnjë rrethanë rezultat që ndonjë pretendim i ri dërgon në bllokadë të re të panevojshme që kemi kaluar tash e pesë muaj, pra nuk duhet që përmes pretendimeve të reja të gabuara të shkojmë në bllokada të reja”, tha lideri i PDK-së, transmeton Kosovapress.

Ndërsa, i pyetur nëse në mbledhjen e Këshillit Drejtues të PDK-së, do të diskutohet për koalicionin me LDK-në, Thaçi ka thënë se ata asnjëherë nuk kanë qenë përjashtues me partitë tjera.

“ Unë vazhdimisht kamë ftuar gjithë liderët politikë të internuar për tu ulur dhe diskutuar për çështjet e ndërtimit të institucioneve të reja dhe mesazhi im ka qenë gjithmonë për liderët dhe partitë e interesuara të qendrës së djathtë, andaj në këtë drejtim nuk jemi përjashtues, por do të jemi ofrues në kuptimin e komunikimit”, ka thënë Thaçi.

Megjithatë, qëndrimet e dy blloqeve ende mbeten të njëjta, duke ngulur këmbë se kanë të drejt t’i ndërtojnë institucionet e vendit. /Telegrafi/
————————————————————————————————

Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi tha pas takimit se nuk do të ketë asnjë zgjidhje pa komunikimin dhe diskutimin me PDK-në, si parti fituese e zgjedhjeve të 8 qershorit.

“Unë vazhdimisht kam ftuar liderët e partive të interesuara për bashkëpunim. Natyrisht mesazhi im i është drejtuar gjithmonë partive të qendrës së djathtë, kështu që ai mesazh vlen ende. Ne jemi të gatshëm për t’u ulur për të biseduar për formimin e institucioneve”, tha lideri i PDK-së.

Ai nuk ka përjashtuar asnjë parti për të lidhur koalicion dhe për të ndërtuar institucionet e vendit.

Duke komentuar ridizajnimin e marrëveshjes LDK-AAK-NISMA, Thaçi tha se një gjë e tillë nuk i ndihmon Bllokut dhe na dërgon të gjithëve në një bllokadë të re.

Ndërkaq duke komentuar ridizajnimin e marrëveshjes LDK-AAK-NISMA, Thaçi ka thënë se një gjë e tillë nuk i ndihmon Bllokut.

“Asnjë ridizajnim marrëveshjesh, apo tendencë e re nuk do të funksionojë pa angazhim dhe komunikim të drejtpërdrejt me fuqinë fituese, sepse ky është një verdikt qytetar i dhënë në zgjedhjet e tetë qershorit. Çdo pretendim i ri çon në bllokadë të re” ka thënë ai. /Telegrafi/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: