Blertina nga Zvicra përfaqëson Kosovën në “Face of Beauty International”

fotoBlertina Hoxha e cila jeton në Lozanë të Zvicrës, përfaqëson Kosovën në “ Face of Beauty international 2014”. Finalja e këtij spektakli mbahet më 15 nëntor në Taivan

Është rritur në Zvicër, por në zemër e ka vendlindjen e saj Kosovën. Blertina Hoxha ka marr përsipër që të përfaqësoj bukurinë kosovare në spektaklin “Face Beauty of Internatinal” që do të mbahet me 15 nëntor në Taivan. Ajo ndihet e lumtur që është pjesë e këtij manifestimi dhe që përfaqëson vendlindjen e saj.

“Jam shumë krenare që do ta përfaqësoj shtetin e bukur të Kosovës. Jam e lindur në Kosovë, të gjitha kujtimet më lidhin më atë vend, kam familjen dhe farefisin atje, më fjalë të tjera është vendlindja ime”, ka thënë Blertina për “albinfo.ch”

Bukuroshja 19 vjeçare e cila po qendron në Taivan është duke bërë maksimumin për të u përgatitur sa më mirë për natën finale. “Unë gjithmonë jam tip pozitiv dhe optimiste për të ardhmen time. Jam e përgatitur psikologjikisht dhe fizikisht që të prezantoj sa më mirë shtetin tonë në këtë spektakël”, ka thënë ajo.

Blertina Hoxha është e lindur në Gjilan, ndërsa prej moshës së fëmijërisë jeton më familje në Lozanë të Zvicrës. Me modelim merret prej disa vitesh, ndërsa ka bërë fotosesione për reklama të ndryshme me fotografin shqiptar në Zvicër, Admir Saitin.

Ajo ka mbaruar shkollimin dhe punon sekretare në një zyre në Lozanë.

Gjithë ata që dëshirojnë të i ndihmojnë Blertinës që të këtë sa më shumë sukses, mund të votojnë duke klikuar në linkun e shënuar: https://www.wishpond.com/lp/310417/

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: