PDK: Kazinot janë skandal i Svarqës
Partia Demokratike e Kosovës Dega në Ferizaj, perms një komunikate, ka bërë të ditur se gjatë një konfernce të mbajtur ka potencuar se propaganda e kreut të Ferizajt, Muharrem Svarqa, për gjoja mbylljen e kazioneve siç duket përveç faktit medial nuk ka pasur asnjë vlerë, ngase në bazsë të raportimeve nga qytetarët , të gjitha kazinot dhe bastoret e “mbyllura” janë akoma të hapura dhe janë zhvendosur nga qendra në periferi të qytetit.
Sekretari i marrëdhenieve me Publikun, Gazmend Bytyçi deklaroi se ka vënë në dukje se tash kazinot gjenden në vendet ku më parë kemi pasur një shoqëri të shëndoshë, qytetarë të shëndoshë, të cilët tani çdo ditë ballafaqohen jo vetëm me këtë çështje, por edhe me çështje tjera, ngase në këto veprimtari zhvillohen edhe dukuri tjera siç është prostitucioni, narkomania, bixhozi etj.
“Ligji i lojrave të fatit nr. 40/L-080 neni 66 pika 2.4 dhe pika 2.6, e përcakton qartë kompetencat e nivelit lokal dhe nivelit qendror.Kështu që asnjë kazino nuk mund të vendoset pa pëlqimin e nivelit lokal.
“Në emër të PDK-së, ne do të bëjmë një kërkesë për qasje në dokumente zyrtare të komunës së Ferizajt dhe do të kërkojmë për t’i njoftuar qytetarët e komunës së Ferizajt, sepse komuna është përgjegjëse kryesore e lëshimit të pëlqimeve për kazinot.Prandaj kërkesa e jonë bëhet me qëllim për të ditur numrin e sakët të pëlqimeve dhe mënyrat që janë përdorur për t’i marrë ato, dhe për të treguar fytyrën e vërtete të këtij pushteti se kazinot dhe lojrat e tjerë të fatit në komunën e Ferizajt nuk janë mbyllyr, por vetëm se sa kanë lulëzuar edhe më shumë”, tha Bytyçi
Qyteti i Ferizajt dita ditës është duke i ngjarë më shumë Las Vegasit se sa Ferizajt të vërtetë, ka thënë Bytyqi. Një ndër arsyet për spektaklin medial të Skandal- Svarqës për mbylljen e mëhershme të këtyre kazinove dhe lojrave të fatit, ka qenë ai i shantazhimit dhe zhvatjes së këtyre bizneseve.