LDK e palëkundur në koalicionin LAN

ldk-e-pal-euml-kundur-n-euml-koalicionin-lan_hdKryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në mbledhjen e mbajtur sot, i ka dhënë mbështetje të plotë koalicionit të shumicës parlamentare, të prirë nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Në komunikatën e lëshuar nga takimi thuhet se LDK-ja po punon intensivisht që koalicioni i shumicës parlamentare, si përfaqësues i shumicës absolute të popullit të Kosovës, të themelojë institucionet qeverisëse të vendit sa më parë që është e mundur.

LDK-ja vlerëson se është e domosdoshme që në vend të ndërrohet mënyra e qeverisjes dhe së Kosovës i duhet një qeveri demokratike, e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe e cila do të punojë në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve për të mirën e të gjithë qytetarëve të Kosovës.

LDK-ja vlerëson se ndërtimi i institucioneve duhet të bëhet sa më parë, me qëllim që ato të jenë funksionale dhe në shërbim të popullit të Kosovës.

LDK-ja konsideron se është e domosdoshme që procesi i themelimit të institucioneve të reja të përmbyllet sa më parë që të jetë e mundur, thuhet në kumtesën e LDK-së.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: