AFP: Kosova në krizën më të thellë

afp-kosova-n-euml-kriz-euml-n-m-euml-t-euml-thell-euml_hdNë kohën kur Kosova po dukej sikur kishte marrë rrugën drejtë stabilitetit dhe normalizimit, politikanët idhnakë dhe skandalet e freskët të korrupsionit e kanë çuar vendin në një prej krizave më të thella politike të kohës së fundit.

Një lojë fjalësh e Kushtetutës së vendit e ka lënë Kosovën në një bllokadë politike të pariparueshme e cila mund të sjellë zgjedhje të reja vetëm pesë muaj pas zgjedhjeve të fundit, transmeton agjencia AFP.

Kushtetuta ka dekretuar partinë me më së shumti ulëse të fituara në Kuvend për të emëruar kryeparlamentarin dhe për të provuar që ta formojë qeverinë.

E kjo është Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e drejtuar nga ish-guerili, Hashim Thaçi, e cila ka qeverisur me vendin që nga shpallja e pavarësisë nga Serbia më 2008.

Por një koalicion i partive opozitare është bërë bashkë për të, siç thuhet, bllokuar PDK-në në zgjedhjen e kryeparlamentarit dhe formimit të qeverisë.

Si duket, nuk ka rrugëzgjidhje të këtij ngërçi meqenëse Kushtetuta nuk vë afate për zgjedhjen e kryeparlamentarit e as që limiton përpjekjet për zgjedhjen e këtij të fundit.

PDK mund të jetë partia më e madhe – me liderët e saj që popullaritetin e mbajnë nga kryengritja e tyre kundër forcave serbe në vitet e ’90-ta – por me vetëm 37 deputetë në Parlamentin me 120 ulëse, shpresat për formimin e qeverisë e vetme janë të pakta.

Nëse ky ngërç vazhdon, sipas analistit Belul Beqaj, mund të përjetojmë “goditje të pariparueshme” të pozitës ndërkombëtare të Kosovës.

“Kosova po humb çdo ngjashmëri të një shteti normal dhe ngadalë po merr rrugën drejt një shteti të dështuar”, thotë ai për AFP-në, transmeton Koha.net

Beqaj frikësohet se Kosova edhe njëherë do të detyrohet të bie nën mbështetjen e diplomatëve të SHBA-së dhe atyre evropianë, të cilët kanë mikro-menaxhuar me politikën e Kosovës që nga pas-lufta.

Por kredibiliteti i emisarëve të jashtëm në Kosovë është vënë në pikëpyetje serioze këtë javë pas akuzave se zyrtarë të EULEX-it kanë marrë mito nga kriminelë të organizuar.

Një prokurore britanik brenda EULEX-it, Maria Bamieh, ka akuzuar dy prej kolegëve të saj se kanë marrë mito për të mbyllur tri raste kriminale, përfshi një për vrasje më 2012 dhe 2013.

“Koha Ditore” ka raportuar se kryeprokurores së EULEX-it, Jaroslava Novotna, me shtetësi çeke, dhe ish-kryegjykatësit të BE-së, Francesco Florit nga Italia, u janë ofruar nga 350,000 euro secilit.

Shefat e EULEX-it kanë premtuar “hetim të plotë” por hapi i tyre i parë ishte suspendimi i Bamieh me dyshimin se ka qenë ajo që ka zbuluar dokumentet konfidenciale.

Kaosi mund të cenojë shpresat për normalizimin e raporteve të Kosovës me Serbinë, e cila asnjëherë nuk e ka pranuar vendimin e Kosovës, e përbërë nga shumicë shqiptare, për t’u ndarë.

Dhuna në mes të serbëve dhe shqiptarëve në ndeshjen e fundit për kualifikime në Euro 2016 në Beograd shërbeu si një rikujtim i tensioneve të vazhdueshme etnike në rajon. Një vizitë e planifikuar e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Beograd, e para e këtillë në 68 vjet, është dashur të shtyhet si pasojë.

Ndërkohë në Kosovë, Lëvizja nacionaliste Vetëvendosje, siç e quan AFP, ka marr rol të rëndësishëm në koalicionin opozitar, duke kërkuar që të jetë ajo që do t’i udhëheqë negociatat me Serbinë si çmim për mbështetje të bllokut.

Kjo kërcënon procesin, që edhe tash është i ndërlikuar, e detajimit të marrëveshjes historike të vitit 2013 mes dy vendeve, përmes së cilës Serbia është pajtuar që t’i lejojë shqiptarët të vetëqeverisin në këmbim të ndikimit të vazhdueshëm ndaj komunitetit serb.

Analisti Haki Abazi thotë për AFP-në se pjesa më e madhe e fajit i takon politikës së lojës me zjarrin të përdorur nga administrata Thaçi.

“Nxitja e krizave është e vetmja mënyrë që ata dinë të qeverisin”, thotë ai. “Tetë vjetët e fundit janë karakterizuar nga një varg gabimesh”.

Ekonomistët frikësohen se ngërçi mund të pengojë miratimin e buxhetit të vitit të ardhshëm, dhe si pasojë t’i rrezikojë pagat e sektorit publik.

Paga mesatare në Kosovë është vetëm 350 eurosh në muaj dhe papunësia është në 35 për qind. Pothuajse gjysma e popullsisë së Kosovës jetojnë në varfëri.

Reformat nuk mund të presin edhe një raund tjetër të politizimit, thotë Beqaj.

“Një vend i varfër siç është Kosova nuk mund të përballojë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme”, tha ai.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: