Thaçi: Të rrespektohet vendimin e Gjykatës Kushtetuese

fotoKryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, u ka bërë thirrje edhe njëherë liderëve të partive parlamentare që të reflektojnë në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Pas takimit me anëtarët e kryesisë së PDK-së, Thaçi, ka shtuar se institucionet mund të ndërtohen vetëm sipas vullnetit të votuesve, me rastin e zgjedhjeve parlamentare të 8 qershorit.

“Biseduam për hapat e mëtutjeshme rreth ndërtimit të institucioneve stabile, sipas vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Hapat tona do të jenë në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë pas takimit Thaçi.

E vetmja mundësi për zgjidhjen e ngërçit politikë, sipas tij, është dialogu ndërpartiak.

”Në këtë mënyrë mund t’i ndërtojmë institucionet. Presidentja Jahjaga ka marrë iniciativë rreth zgjidhjes së këtij ngërçi. Koha është për reflektim të gjithëmbarshëm. Qytetaret e kanë shprehur vendimin e tyre, dhe kane votuar Misionin e Ri. Po, theksoj se koha është për reflektim”, ka thënë Thaçi.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: