Ekspertët që s’marrin erë në tenderë

562X315509908_foto_(6)Janë ekspertë, por nuk u shkon gjithherë fjala kur bëhet fjalë për të vendosur drejtësi për tenderët në të cilët dyshohet për dallavere.

Rreth 30 për qind e vendimeve të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP)

që ndryshe njihet si “Gjykata e tenderëve” janë marrë ndryshe nga ajo që kanë dhënë mendimin ekspertët shqyrtues.

Nga 33 vendime sa janë marrë këtë muaj, 11 prej tyre paneli shqyrtues i OSHP-së ka marrë vendim në kundërshtim me opinionet e ekspertit shqyrtues.

Disa prej këtyre tenderëve në të cilët është rrëzuar mendimi i ekspertit shqyrtues, kapin vlera milionëshe. E, sipas kreut të OSHP-së, Hysni Hoxha, e gjithë kjo po bëhet në harmoni me Ligjin e Prokurimit Publik.

Ai për Tribuna ka thënë se krahas ekspertit shqyrtues kanë angazhuar edhe ekspertë teknikë nga jashtë, në mënyrë që, sipas tij, ekspertiza të bëhet në mënyrë sa më profesionale.

Sipas Hoxhës, vendimet, paneli shqyrtues në fund i merr duke u bazuar në mendimet e ekspertit shqyrtues, ose të atij teknik. “Paneli merr vendime në bazë të dy ekspertëve, të atij të brendshëm dhe atij teknik. Të dy ekspertët marrin pjesë në seancë dëgjimore dhe mbi këto baza ata marrim vendim”, ka thënë Hoxha.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: