Shoqëria civile: BE-ja të ndërmarrë të gjitha masat për hetime të pavarura në EULEX

shoq-euml-ria-civile-be-ja-t-euml-nd-euml-rmarr-euml-t-euml-gjitha-masat-p-euml-r-hetime-t-euml-pavarura-n-euml-eulex_hdNjë grup i konsiderueshëm i organizatave të shoqërisë civile në Kosovë kanë reaguar për siç kanë thënë “zhvillimeve të fundit në misionin EULEX”.

Në deklaratën e organizatave thuhet se me fillimin e punës së këtij misioni në vitin 2008, është pritur që ky mision të jetë kontribuues i rëndësishëm

për një drejtësi funksionale dhe në shërbim të qytetarëve. Ja deklarata e plotë e organizatave të shoqërisë civile: Deklaratë e përbashkët e organizatave të shoqërisë civile rreth zhvillimeve të fundit në misionin EULEX Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), Lëvizja FOL, Grupi për Studime Politike dhe Juridike (GLPS), Syri I Vizionit (SiV), Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS), Ec Ma Ndryshe, Instituti KIPRED, Shkolla Politike e Prishtinës (PIPS), Qendra për art bashkëkohor STACIONI, Balkans Policy Research Group (BPRG), Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS), Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), Instituti Riinvest, Community Building Mitrovica (CBM) Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) Ne, organizatat e lartshënuara të shoqërisë civile, shprehim shqetësimin tonë të thellë ndaj zhvillimeve të fundit në Misionin Evropian për Sundim të Ligjit-EULEX, pas akuzave dhe kundërakuzave për përfshirjen e zyrtarëve të këtij misioni në afera korruptive. Në fillimin e punës së këtij misioni në vitin 2008, ne kemi pritur që ky mision do të jetë kontribues i rëndësishëm për një drejtësi funksionale dhe në shërbim të qytetarëve. Duke qenë të ndërgjegjshëm për këtë potencial, shoqëria civile në mënyra të ndryshme ka dhënë mbështetjen për këtë mision, por njëkohësisht ka kërkuar edhe rezultate në punën e tij. Besimi në punën e EULEX është zbehur dukshëm kohëve të fundit, si rezultat i performancës së pamjaftueshme në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, sidomos në nivelet e larta. Aferat korruptive të publikuara ditëve të fundit janë një goditje e jashtëzakonshme në besimin publik dhe reputacionin e këtij misioni, por edhe të sistemit Kosovar të drejtësisë. Me një mungesë të tillë të besimit dhe kredibilitetit, EULEX dhe i gjithë sistemi vendor i drejtësisë do ta kenë shumë të vështirë që t’i bindin qytetarët e Kosovës që po punojnë për sundim të rendit dhe ligjit. Për më tepër, ne jemi shumë të shqetësuar për raportimet e presioneve nga zyrtarë të EULEX ndaj, raportimeve të gazetarëve, që ka publikuar këto afera korruptive. Nëse këto raportime dalin të vërteta, kjo do të paraqiste një shkelje të rëndë të lirisë së medias, shkelje kjo e papranueshme për një mision që ndihmon Kosovën në rrugën drejt Bashkimit Evropian, dhe që ka mision të punoj për sundim të rendit dhe ligjit në Kosovë. Kthimi i besimit publik dhe kredibilitetit, si një parakusht për funksionimin e duhur të misionit të EULEX, mund të bëhet vetëm në rast se të gjitha këto afera dhe raportime hetohen menjëherë dhe në mënyrë të pavarur, dhe ndaj të gjithëve që kanë bërë shkelje të çfarëdo natyre merren masat përkatëse. Për këtë arsye, kërkojmë nga Misioni EULEX që sa më parë të ndërmarrë hetimet e brendshme rreth aferave korruptive dhe presioneve ndaj gazetarëve. Gjithashtu, Bashkimi Evropian duhet të ndërmarrë të gjitha hapat e domosdoshëm që të zhvillohen hetime të pavarura dhe, varësisht nga rezultatet e hetimeve, të merren masat përkatëse. Për më tepër, Parlamenti Evropian duhet të kërkojë llogari nga autoritetet përgjegjëse për EULEX-in në Prishtinë dhe Bruksel dhe të diskutojë mënyrën më të mirë të përmbushjes së qëllimit të EULEX gjatë periudhës në vazhdim. Qytetarët e Kosovës dhe organizatat e shoqërisë civile ende janë shumë të interesuar që mandati i EULEX në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit të zbatohet deri në fund. Megjithatë, kjo mund të bëhet vetëm nëse EULEX i trajton deri në fund aferat e brendshme dhe lirohet nga kjo barrë e rëndë dhe ka kredibilitetin e nevojshëm për të trajtuar rastet që i ka në mandatin e vet. (sic)

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: