EULEX-i dështoi në shumicën e rasteve të rëndësishme

fotoMisioni i EULEX-it kur erdhi në vitin 2008 shihej si një ndër mekanizmat kryesor që do të ndikonte në uljen e kriminalitetit dhe korrupsionit në Kosovë.

Ky mision kishte një qëllim të rëndësishëm, që në fakt nuk arriti ta realizonte tërësisht, rritjen e kapaciteteve dhe monitorimin e strukturës së drejtësisë. Jo vetëm që s’arriti, por së fundi u përfshi edhe në afera korruptive, raporton KTV.

Analisti Artan Muhaxhirri thotë se ky skandal që ka përfshirë misionin e EULEX-it do të lërë pasoja në sistemin e drejtësisë kosovare. Ai thotë se njerëzit mund të kenë pasur besim në këtë mision, porse përfshirja e gjyqtarëve dhe e prokuroreve në afera korruptive përfundimisht e zbeh besimin në EULEX.

Muhaxhiri thotë se skandalet në EULEX kanë qenë të pritshme dhe kritikon këtë mision për dështim në shumicën e rasteve të rëndësishme.

Të nevojshëm EULEX-in e sheh opinionisti Arben Ahmeti, porse konstaton se ky misionin gjithmonë ka pasur ndikime politike. Ka disa ditë prej se në media është duke u raportuar për korrupsion në EULEX, transmeton Koha.net.

“Koha Ditore” ka botuar një seri shkrimesh për hetimet që po zhvillohen ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve të EULEX-it.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: