Presidenca jep alarmin: Çdo ditë e humbur, thellim i krizës politike, institucionale dhe buxhetore

presidenca-jep-alarmin-ccedil-do-dit-euml-e-humbur-thellim-i-kriz-euml-s-politike-institucionale-dhe-buxhetore_hdArbër Vllahiu, këshilltar i presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë për Telegrafin se çdo ditë e humbur në krijimin e institucioneve, ka nënkuptuar humbjen e kredibilitetit të shtetit në skenën ndërkombëtare, rrezikim të proceseve të brendshme në vend dhe rënie të mirëqenies së qytetarëve të vendit.

Sipas tij, secila javë, që prej 17 korrikut, kur është mbajtur seanca konstituive e Kuvendit, ka qenë javë vendimtare.

“Çdo ditë e humbur nënkupton edhe rrezikim të mëtejmë të thellimit të krizës politike, institucionale, buxhetore dhe financiare. Takimi i përbashkët i liderëve, që do të pajtoheshin për rrugën përpara, do të ndihmonte përfundimisht nxjerrjen e vendit nga kjo situatë e pamundshme”, ka theksuar Vllahiu.

Ndërsa, i pyetur për mundësinë, e që disa parti politike e kanë paralajmëruar, që zgjidhjen e ngërçit ta kërkojnë edhe nëpërmjet rrugës (protestave), Vllahiu ka thënë se “nuk i komentojmë qëndrimet e partive politike”.

Ndryshe, kjo javë, sipas njohësve të rrethanave politike në vend dhe disa eksponentëve të politikës, do të jetë vendimtare në zgjidhjes e krizës politike në vend, e cila tash ka hyrë në muajin e pestë të saj. /Telegrafi/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: