Remi: Nuk është e mundur që Blloku ta formojë qeverinë
Rrustem Mustafa, deputet nga PDK-ja, deklaroi se në Kosovë janë të gjitha partitë politike me orientim të njëjtë përveç njërës.
Sipas tij, nuk është e mundur që Blloku të votojë kandidatin e PDK-së për kryetar Kuvendi, e ata ta marrin Qeverinë, transmeton RTK.
“Në vendin tonë ka dy palë të partive politike, në fakt dy krahë politikë, që nuk janë të profilizuara ashtu si duhet, dhe si kish qenë më e mira. Jemi ne gjitha partitë, në fakt, e në vendin tonë është një parti me orientim të majtë e ajo është Vetëvendosja. Në këtë rast, partitë e krahut të djathtë janë të vetmet dy partitë që marrin numrin e nevojshëm kualitativ për krijimin e institucioneve, qeverinë në vendin tonë në të ardhmen”, tha deputeti Mustafa.