DioGuardi: Çështja shqiptare në Ballkan ende nuk është mbyllur
Ish-kongresisti amerikan dhe kryetari i Ligës Qytetare Shqiptaro – Amerikane, Joe DioGuardi ka theksuar se çështja shqiptare në Ballkan akoma nuk është e mbyllur.
INA informon se DioGuardi këtë e deklaroi në aktivitetin e mbledhjes së fondeve për Kongresmenin Jerry Nadler, në lokalin e Fondacionit “Kolombi i Qytetarëve”, në Manhattan.
DioGuardi ka folur për situatën dhe zhvillimet politike në Ballkan, duke vënë theksin tek vatrat problematike të çështjes së shqiptarëve në Maqedoni, Malin e Zi dhe Luginën e Preshevës.
Ai është ndalur edhe te zhvillimet politike në Kosovë, duke apeluar për formimin sa më urgjent të institucioneve.