Fëmijët azilantë, braktisen nga prindërit

f-euml-mij-euml-t-azilant-euml-braktisen-nga-prind-euml-rit_hdPër shkak të shtrëngimit të kushteve për të fituar azil në shtetet perëndimore, shqiptarët kanë gjetur një metodë tjetër për të fituar leje-qëndrimin.

Një metodë e re për të sfiduar qëndrimin e fortë të autoriteteve franceze që nuk u japin azilin qytetarëve të Ballkanit, duket të jetë braktisja e fëmijëve. Disa shqiptarë braktisin fëmijët e tyre, në mënyrë që këta të fundit të fitojnë azil.

Vetëm në muajt gusht dhe shtator, në Francë janë braktisur 20 fëmijë shqiptarë nga prindërit e tyre, në mënyrë që ata të fitonin azil transmeton albinfo.ch.

Policia e Tiranës bëri me dije se sot ka nisur procedim penal për një prej këtyre prindërve, Sazan Habibaj, që kishte braktisur djalin e tij 13-vjeçar në Francë.

Shqetësimi për braktisjen e fëmijëve në Francë u shpreh edhe nga ambasadorja franceze në Tiranë, Christin Moro, pak muaj më parë.

“Kemi konstatuar edhe një rritje të qëndrimit të minorenëve në shtetin tonë, të cilët lihen në Francë nga familjarët e tyre, njoftojnë mediet nga Tirana. Qëndrimi i këtyre minorenëve në Francë, që ne i konsiderojmë si minorenë të braktisur është një çështje shumë preokupuese dhe shumë sensibile, sepse vendi i një minoreni është pranë familjes së tij dhe jo në qendrat e kapura për këtë qëllim”, shprehej ajo. /Telegrafi/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: