Kalo te lënda

Vetëvendosje e nis “fushatën zgjedhore”

fotoFundi i krizës politike duket se është në fundin e saj. Ose brenda pak kohësh arrihet ndërtimi institucioneve të dala nga vota e 8 qershorit ose vendi shkon sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme.

E opsionin e dytë, zgjedhjet, duket se i ka nuhut Lëvizja Vetëvendosje. Partia e udhëhequr që Albin Kurti ka më shumë se dy javë që i ka ri-nisur debatet me qytetarë.

E nisin në kryeqytet për ta vazhduar në qendrat tjera të Kosovës.

Vetëvendosje, nesër, më 31 tetor, do t’i organizojë dy tubime me qytetarë.

“Në ora 18:00, në Sh.F. Kelmend Rizvanolli në Gjakovë, mbahet tubimi me qytetarë të Gjakovës. Në këtë tubim do të flasin: Albin Kurti, Ilir Deda dhe Driton Çaushi. Ndërkaq, gjithashtu në ora 18:00, në hotelin “Park Plaza’ në Rahovec, mbahet tubim me qytetarët e këtij qyteti. Në të do të flasin: Visar Ymeri, Salih Salihu dhe Albana Fetoshi”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Tubime me qytetarë ka nisur edhe AAK-ja e Ramush Haradinajt, edhe pse jo me intensitetin e Vetëvendosjes.

Shënjat e para janë të qartë, vendi po shkon drejt zgjedhjeve.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: