NISMA kërkon rishqyrtimin e marrëveshjes!?

fotoPo shtohen zërat për rishikimin e marrëveshjes së lidhur ndërmjet liderëve të partive të Bllokut. Burime të Televizionit Rrokum, brenda partive te koalicionit, thonë se në mbledhjen e fundit ndërmjet liderëve të LAN-it, Fatmir Limaj ka kërkuar rishikimin e marrëveshjes mes tyre.

Sipas këtij burimi, Limaj e ka arsyetuar propozimin e tij duke thënë se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, nuk ka rrugë ligjore që ia mundëson Bllokut jetësimin e kësaj marrëveshjeje.

Limaj, po ashtu sipas burimit të Rrokumit, u ka thanë liderëve të partive të Bllokut se nuk munden deri në pafundësi me blloku vendin, dhe se është momenti i duhur për të rinegociuar marrëveshjen e lidhur.

“Kam qenë prezent në takimin e fundit të liderëve të koalicionit. Në këtë takim Limaj ka kërkuar nga Mustafa dhe Haradinaj me diskutu për ridizajnimin e marrëveshjes. Po ashtu, ai u ka thanë se rruga ligjore nuk po u jep të drejtën që të jetësohen pozitat e ndara në ditën kur u nënshkrua marrëveshja”, ka thanë burimi në kushte anonimiteti.

Sipas këtij burimi, Limaj në këtë takim, në emër të Nismës për Kosovën, ka propozuar që posti i kryeparlamentarit t’i jepet PDK-së që të hapet rruga për krijimin e institucioneve.

Zëra të tillë më herët kanë ardhur nga radhët e deputetëve të LDK-së, të cilët kanë kundërshtuar që posti i kryeministrit t’i jepet Ramush Haradinajt, ashtu siç thotë marrëveshja e firmosur më 10 qershor. /Rrokum/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: