Lama: EULEX përfundoi, krimin ta luftojmë vet
Deputetja e LDK-së, Alma Lama përmes një postimi në rrjetin social Facebook, duke komentuar skandalet e fundit që lidhjen me EULEX-in, shkroi se me këtë BE ka dështuar në Kosovë.
Ajo thotë se tani duhet që të përballemi të vetëm ndaj krimit dhe kriminelëve.
“EULEX-i e përfundoi misionin e tij ne Kosove pas këtyre skandaleve. Përfundimisht krimin dhe kriminelet duhet t’i luftojmë vete. Modeli I Bashkimit Evropian dështoi ne Kosove dhe kjo është vërtete dëshpëruese”, shkroi Lama në Facebook./