Gjashtëqind familje të ngujuara në Shqipëri

fotoFiks Fare trajtoi mbrëmjen e së enjtes fenomenin e gjakmarrjes. Gazetarët e Fiksit udhëtuan në familjen Demaj në Bajram Curri.

Familja ndodhet e ngujuar prej kohësh në kullën e saj për shkak të një vrasjeje. Kryefamiljari Qerim Demaj tregoi historikun e gjakmarrjes, ndërkohë që bashkëshortja e tij, Nurija, bëri thirrje për ndihmë.

“Në Belgjikë na refuzuan, nuk na besuan. U ndjeva keq. Sot pres nga shteti që ta mësojë që jemi në gjak, të na përkrah, të shkollojmë fëmijët”, thotë ajo.

Në gjithë rrethin e Tropojës janë 64 familje në gjak, nga të cilat sipas të dhënave zyrtare 19 janë të ngujuara.

Ndërkohë në shkallë vendi janë rreth 600 familje të ngujuara. Në ndihmë të këtyre familjeve të dhënat zyrtare thonë se donatorët e huaj kanë dhënë 76 milionë euro ndihmë financiare dhe materiale që nga viti 2005 deri në vitin 2013. Sipas një përllogaritje do të duhej të shkonte në 8-9 mijë euro për familje në vit.

Por, realiteti është krejt tjetër. Në xhepat e familjeve që vërtet kanë nevojë për këto para nuk ka përfunduar asnjë qindarkë. Kreu i Komitetit të Pajtimit të Gjaqeve akuzoi për këtë shoqatat, numri i të cilave ngritur vetëm për gjakmarrjen shkon në 83.

Ai tha se këto shoqata mashtrojnë donatorët e huaj me video dhe filmime dhe më pas paratë e siguruara prej tyre i përvetësojnë. Madje në këtë “lojë” përfshiu edhe Avokatin e Popullit që ka nënshkruar disa memorandume bashkëpunimi me këto shoqata.

Megjithatë, institucioni i Avokatit të Popullit u përgjigj duke thënë se bashkëpunimet janë në kuadrin e shkëmbimit të të dhënave dhe as jep dhe as merr fonde.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: