VLAN dhe PDK, shumë larg me qëndrime
Blloku LDK-AAK-Nisma dhe Vetëvendosje ka vendosur që t’i mbledhë nënshkrimet për t’iu drejtuar kryesueses Flora Brovina që të thërrasë vazhdimin e seancës konstituive.
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka mohuar zërat se ka lëkundje ndërmjet partnerëve të bllokut dhe tha se nuk do të ketë as ridizajnim të marrëveshjes.
Por, deputeti i PDK-së, Adem Grabovci, ka thënë se nuk mund të ketë seancë pa një marrëveshje paraprake. Ai insiston se zgjidhja mund të vijë vetëm pas një takimi në një tryezë të përbashkët mes të gjithëve, raporton KTV.
Ai, shumë i bindur, ka thënë se zgjidhja është shumë afër, e në krye me PDK-në në qeverisje “jo në katër, por në tetë vjetët e ardhshëm”.