Kalo te lënda

Tifozat kuqezi protestë para selisë së UEFA-s

4321Tifozat Kuq e Zi në Zvicer do të zhvillojnë të dielën një protestë përpara selisë se UEFA-s në Nion të Zvicrës.

Sipas tyre protesta ka për qëllim kundërshtimin e vendimit të marrë nga

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës së UEFA-s në lidhje me episodet e ndeshjes Serbi – Shqipëri.

Në njoftimin e këtij grupimi theksohet se “Tifozat Kuq e Zi” do të protestojnë në mënyrë paqësore përpara këtij institucioni, që me vendimin e tij e diskriminoi dhe penalizoi Shqipërinë në mënyrë të padrejtë, duke favorizuar dhunën dhe racizmin që u shpreh në Beograd, që bie ndesh me sloganin e vetë UEFA-s “Jo Racizmit”./Tch/

Lini një koment