Lunaçek: Pretendimet e Bamieh të hetohen nga një organ i pavarur

8767Ish – raportuesja e Parlamentit Europian për Kosovën, Ulrike Lunacek, kërkon llogari nga Bashkimi Europian në lidhje me skandalin në EULEX.
Ajo ka kërkuar mbrojtjen e Mariah Bamieh si dhe ka kërkuar që të mos sulmohet gazeta Koha Ditore, raporton Interaktiv.

Në një komunikatë, Lunacek ka shprehur shqetësim të madh se si një prej misioneve më të mëdha të BE’së, EULEX, është përfshirë në këtë skandal.

“Këto gjëra duhen sqaruar dhe publikuar menjëherë, derisa BE-ja duhet të garantojë mbrojtjen e saj të plotë”, ka shtuar ajo.

Kredibiliteti i tërë politikës së jashtme dhe të sigurisë së BE-së sipas saj është në rrezik, për faktin se EULEX-i është misioni më i madh dhe më i rëndësishëm i Politikës së Përbashkët për Mbrojtje dhe Siguri (CSDP).

“Një raport i Gjykatës së Auditorëve së fundmi ka vënë në dukje disa mangësi të këtij misioni. Unë vetë, në të kaluarën, disa herë kam ngritur çështjen e mosefikasitetit, veçanërisht në adresimin e korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar në Kosovë, si dhe problemet që kanë të bëjnë me periudhën e kufizuar të shërbimit të gjyqtarëve të huaj për shkak të rregullave të shteteve anëtare të BE-së, gjë që mes tjerash, ka dëmtuar suksesin e hetimeve që janë duke u kryer”, ka thënë Lunaçek. “Ky rast duhet të sjellë një kontroll të ri mbi EULEX-in, me rikonfigurimin dhe ridefinimin e mandatit të të gjithë misionit, ndërsa vëmendje e posaçme duhet t’u kushtohet kritereve për përzgjedhjen e personelit të EULEX-it ashtu edhe të misioneve të ardhshme të sundimit të ligjit të CSDP-së në vendet e treta”.

Edhe më neveritëse, sipas saj janë akuzat e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës për presionin e pretenduar nga ana e zyrtarëve të EULEX-it ndaj gazetarit të “Kohës Ditore”, në mënyrë që ta ndalojë atë së raportuari mbi skandalin.

“Kjo sjellje është krejtësisht e pajustifikueshme dhe e papranueshme. Nëse ky presion konfirmohet, zyrtarët e BE-së që janë përgjegjës për këtë duhet të përjashtohen”, ka shkruar ajo.

“Federiak Mogherini duhet të vijë në Parlamentin Evropian për të raportuar në lidhje me rastin e EULEX-it, e shoqëruar nga shefi i Misionit të EULEX-it, Gabriele Meucci. Unë tashmë kam ndërmarrë hapat konkretë për një gjë të tillë. Mogherini duhet të sqarojë nëse janë të vërteta thashethemet në bazë të të cilave ish-shefi i Misionit, Borchardt, ishte në dijeni të hetimeve dhe u tërhoq pikërisht për shkak të kësaj, ndonëse mandati i tij është zgjatur nga Ashton”, përcjell koha.net.

Lunaçek i ka kërkuar Komitetit të Punëve të Jashtme të merret sa më shpejt që të jetë e mundur me këtë çështje.

“Njëkohësisht ky Komitet së bashku me Komitetin e Kontrollit të Buxhetit dhe Nënkomiteti për Siguri dhe Mbrojtje të ngrenë urgjentisht një grup monitorimi të ngarkuar për të ndjekur nga afër çështjen, me mundësinë që të kenë qasje në të gjitha dokumentet përkatëse konfidenciale të EULEX-it për hetim gjyqësor”, ka thënë ajo në reagimin ndaj skandalit që ka shpërthyer pas publikimeve të “Kohës Ditore” rreth korrupsionit në EULEX.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: