Kalo te lënda

Flet Jahjaga: Nuk do t`i trembem ballafaqimit me askënd nga Beogradi

fotoPresidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga në një intervistë që publikohet në numri ne nesërm të gazetës Tribuna ka dhënë detajet e refuzimit të ftesës nga Komisioni Trilateral për të marrë pjesë në një konferencë rajonale që do të mbahet në Beogard.

E para e vendit,ka thënë se Kosova po kalon në një krizë dhe pjesëmarrja në konferenca rajonale nuk është prioritet i tanishëm.

Presidentja e vendit ka thënë se është emergjente, që në këtë kohë të angazhohemi në zgjidhjen e krizës politike të cilën po e kalon vendi.
“Besoj se tani e kemi të qartë të gjithë që kësaj bllokade politike duhet t’i vjen fundi sepse interesat personale dhe mospajtimet e subjekteve politike nuk janë më të rëndësishme se Kosova”, ka thënë Jahjaga.

Ajo ka shtuar se nuk i trembet tash dhe nuk do t`i trembet asnjëherë ballafaqimit me askënd ne Beograd dhe se interesi i Republikës së Kosovës është që t`i zgjidh çështjet e hapura me Serbinë.

Ajo ka komentuar edhe gatishmërinë e Beogradit për një vizitë të tillë por edhe sjelljet e liderëve politikë në procesin e konsultimeve për tejkalimin e krizës.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: