Droni me flamur fluturon mbi kokën e Platinit (Video)
Gjatë protestave të mbrëmshme para zyrave të Federatës Finlandeze të Futbollit, tifozët shqiptarë kanë ngritur edhe një herë fluturaken me banerin e famshëm “Autochthonous”.
Vendimi i UEFA-s, për ndeshjen Serbi-Shqipëri ka shkaktuar pakënaqësi dhe mes shqiptarëve të Finlandës, të cilët me rastin e vizitës së presidentit Michel Platini në Helsinki, kanë protestuar përpara zyrave të FFF-së.
Ata janë shfaqur duke brohoritur dhe duke mbajtur në duar pankarta kundër UEFA dhe kundër racizmit dhe duke kërkuar drejtësi për ngjarjet e 14 tetorit në stadiumin “Partizani” të Beogradit.
Kulmi i protestës ishte kur shqiptarët ngritën sërish një “kopje” të dronit që fluturoi mbi Beograd me flamurin e Shqipërisë së Madhe dhe portretet e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit.
Protesta është organizuar nga shqiptarë rezidentë në këtë shtet dhe ka kaluar pa më të voglin incident. /albeu/Telegrafi/