Kalo te lënda

Bozhoviq dëshmon për vrasjen e policit Zymberi

fotoOXL2HPOSBojan Bozhoviq, i cili thotë se ka qenë agjent i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, është ftuar nga EULEX-i që sot të japë një deklaratë, përkatësisht të dëshmojë lidhur me vrasjen e policit të Kosovës, Enver Zymberi, i vrarë gjatë operacionit policor për të marrë dy pikat kufitare në veri, më 27 korrik 2011.

Një javë më parë Bozhoviq doli me një deklaratë publike në faqen e tij në “Facebook”, duke treguar se para tre vjetëve e kishte njoftuar AKI-në se kush e kishte vrarë pjesëtarin e PK-së, Enver Zymberin.

Në postimin e tij ai shprehte habinë dhe pyeste se si ka mundësi që vrasësi dihet dhe ende shëtitet lirshëm.

“Në këtë ditë, tre vjet më parë në Agjencinë e Inteligjencës e kam dorëzuar raportin kush e vrau oficerin e Policisë së Republikës së Kosovës, Enver Zymberi. Pse askush nuk e thotë emrin e vrasësit?”

Pse vrasësi i lirë shëtitet në Kosovë? Ok. Jam Bojan Bozhoviq, ish-pjesëtar i AKI-së (Agjencia Kosovare për Inteligjencë) udhëheqës i projektit të të ashtuquajtur “Veri” me 154 hetimet prej gushti 2011 deri te fillimi këtij viti. E di që me këtë informatë rrezikoj jetën dhe sigurinë familjare, mirëpo nuk kam frikë sepse dashuria për Kosovën është më e madhe se jeta. Boll ma heshtje! Më mirë në dhe si hero sesa i lumtur si rrenacak .Bojan Bozhoviq”, ka shkruar në “Facebook”Bozhoviq, i cili një kohë ka qenë edhe gazetar që ka raportuar nga veriu për mediat në gjuhën shqipe. Një javë pas kësaj paraqitjeje, ai është ftuar që sot të dëshmojë në Gjykatë./Zëri/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: