Kalo te lënda

Droni me flamur fluturon mbi kokën e Platinit (Video)

droni-me-flamur-fluturon-mbi-kok-euml-n-e-platini-video_hdGjatë protestave të mbrëmshme para zyrave të Federatës Finlandeze të Futbollit, tifozët shqiptarë kanë ngritur edhe një herë fluturaken me banerin e famshëm “Autochthonous”.

Vendimi i UEFA-s, për ndeshjen Serbi-Shqipëri ka shkaktuar pakënaqësi dhe mes shqiptarëve të Finlandës, të cilët me rastin e vizitës së presidentit Michel Platini në Helsinki, kanë protestuar përpara zyrave të FFF-së.

Ata janë shfaqur duke brohoritur dhe duke mbajtur në duar pankarta kundër UEFA dhe kundër racizmit dhe duke kërkuar drejtësi për ngjarjet e 14 tetorit në stadiumin “Partizani” të Beogradit.

Kulmi i protestës ishte kur shqiptarët ngritën sërish një “kopje” të dronit që fluturoi mbi Beograd me flamurin e Shqipërisë së Madhe dhe portretet e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit.

Protesta është organizuar nga shqiptarë rezidentë në këtë shtet dhe ka kaluar pa më të voglin incident. /albeu/Telegrafi/

Lini një koment