Marrëveshje ose zgjedhje

fotoPresidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e ka ndryshuar diskursin gjatë takimeve me liderët e partive që kanë fituar ulëse në Kuvendin e Kosovës. Derisa në takimet e mëhershme ka kërkuar nga ta që me mirëkuptim të arrijnë një marrëveshje për zhbllokim të shtetit nga kriza institucionale, të premten ua ka përkujtuar për herë të parë shkuarjen në zgjedhje të parakohshme.

Këtë paralajmërim të sajin e ka bërë publik lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti. Ai ka thënë se Jahjaga në fakt ka ofruar dy opsione për të dalë nga kriza. Opsioni i parë del të ketë qenë marrëveshja mes liderëve të partive politike, përderisa si opsion i dytë del të jetë përmendur shkuarja në zgjedhje të reja.

Jahjaga ka përsëritur qëndrimin se zgjidhjet duhet të gjenden brenda kuadrit kushtetues dhe bazuar në vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe theksoi domosdoshmërinë që liderët, duke e vlerësuar seriozitetin e situatës në të cilën gjendet vendi, të ofrojnë zgjidhjet që çojnë drejt ndërtimit të institucioneve, duke kërkuar rrugë që shmangin përsëritjen e zgjedhjeve.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: