Presidentja pret ide nga liderët partiakë

Nga: Zijadin Gashi

fotoPresidentja Atifete Jahjaga pritet të vazhdojë sërish serinë e takimeve me liderët e partive parlamentare në përpjekje të gjetjes së një zgjidhjeje për ngërçin politik.

Tashmë liderët partiakë, pavarësisht avanturave politike e interesave të tyre personale, kanë marrë sinjale të qarta edhe nga Bashkimi Evropian përmes Raportit të Progresit se institucionet e reja duhet të krijohen sa më shpejt.

Pas takimeve të fundit me shefen e shtetit, liderët politik, sidomos nga blloku i koalicionit paszgjedhor, e patën përjashtuar mundësinë që zgjidhja e krizës rreth formimit të institucioneve të arrihet përmes rolit të presidentes. Ky bllok kryesisht ishte mbështetur në një zgjidhje që, sipas bindjeve të lidershipeve të LDK-së, AAK-së, Nismës dhe Vetëvendosjes, do të arrihej përmes debatit parlamentar. Por, së fundi, është vërtetuar edhe një fakt tjetër se PDK dhe pakicat nuk do ta kërkojnë këtë zgjidhje përmes debatit parlamentar.

Kështu që tani, presidentja mund të presë ide tjera nga lidershipet e PDK-së dhe bllokut paszgjedhor. Këto ide mund të nisin që kompromiset politike, që janë pak të imagjinueshme të arrihen, deri te një qeveri e përkohshme apo edhe pajtimi për të shkuar në zgjedhje të reja. Këshilltari politik i presidentes, Arbër Vllahiu ka konfirmuar për Tribunën se bisedimet me partitë politike do të vazhdojnë…(më gjerësisht në gazetën Tribuna).

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: