Grabovcit: Zgjidhni, marrëveshje apo zgjedhje
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci ka vlerësuar se vendi mund të dalë nga kriza politike nëpërmjet dy alternativave: një marrëveshje politike e subjekteve të tjera me PDK-në, ose duhet të shkohet në zgjedhje të reja.
Ai ka treguar se alternativën e dytë nuk e dëshiron as PDK-ja, por është e gatshme për të.
Grapovci shpreson se iniciativa e presidentes Atifete Jahjaga për të gjetur një zgjidhje për tejkalimin e ngërçit politik do të ketë sukses.
Sipas tij, partitë e bllokut nuk janë pozicionuar vetëm kundër PDK-së, por kundër vullnetit të qytetarëve të Kosovës, Kushtetutës dhe kundër gjithë botës demokratike. /Epoka e re/.