Vjosa Osmani: PDK po e bllokon gjithë jetën parlamentare në vend

vjosa-osmani-pdk-po-e-bllokon-gjith-euml-jet-euml-n-parlamentare-n-euml-vend_hdDeputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka akuzuar Partinë Demokratike të Kosovës për bllokim të jetës parlamentare dhe ka dhënë shembullin e Letonisë, ku tre parti politike opozitare kanë krijuar institucione.

“Jemi këtu për të propozuar zgjidhje. Ashtu siç e kemi nga seancë e 12 korrikut duhet të konfirmojnë se zgjidhja është në këtë seancë plenare dhe jo jashtë saj. Ne u kemi bërë thirrje gjithë deputetëve që të jenë në këtë seancë që të kemi një debat konstruktiv dhe demokratikë në mënyrë që të gjejmë një zgjedhje. Ata po e bllokojnë gjithë jetën parlamentare në vend. Letonia kishte një shembull të tillë si në Kosovë, ku tre parti opozitare bënë një koalicion dhe presidentja i mandatoi që të krijojnë institucionet”, ka thënë Osmani.

Sipas saj, në Kosovë, po shkelet fjala e lire e deputetëve.

“Po shkelet liria e fjalës të cilën na ka dhënë qytetarët e Kosovës. Ata që po frikësohen të dalin para qytetarëve kanë treguar se sa zhvillim i kanë sjell Kosovës. Këtë mund të pyetni qytetarët të cilët e ndjejnë në kurriz krizën ekonomike”, ka thënë ajo.

“PDK-ja po refuzohet nga partitë tjera me fajin e saj. Pasi kjo parti asnjëherë nuk e mbajti fjalën, pasi i trajtoi partnerët e saj në mënyrën më të vrazhdë, si mund t’i besohet kësaj partie me këto sjellje. Mungesa e tyre në parlament, arsyeton edhe mungesën e fakteve nga ajo. Asnjë aktgjykim nuk mund të shtyj deputetët të votojnë kundër vullnetit të saj. Mandatin ia ka dhënë populli, dhe deputetët nuk janë të partive politike por përfaqësues të popullit”, ka thënë deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: