Deputetët e Bllokut fillojnë të hyjnë në ndërtesën e Kuvendit
Deputetët e Bllokut LAN dhe Vetëvendosje kanë filluar të hyjnë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.
Të parët që u panë tek hynin në ndërtesën e Kuvendit ishin nënkryetari i LDK, Avdulla Hoti, Kujtim Shala, Anton Quni dhe Donika Kada Bujupi, raporton express.
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ai i LDK, Isa Mustafa, i Nismës, Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi tashmë kanë arritur në Kuvend, ku pritet të mbahet seanca e thirrur nga Blloku.