Kadaj-Bujupi: PDK, nuk ka argumente dhe nuk ka numra

kadaj-bujupi-pdk-nuk-ka-argumente-dhe-nuk-ka-numra_hdDeputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi ka thënë se Gjykata Kushtetuese është kap nga Hashim Thaçi dhe vartësit e saj, ndërsa për pasojë Enver Hasani po bën politike dhe jo jetë kushtetuese.

“Gjykata Kushtetuese është kap nga Hashim Thaçi dhe vartësit e saj. Si pasojë Enver Hasani po bën politike dhe jo jetë kushtetuese. Nëse shihet vendimi i Gjykatës Kushtetuese atëherë edhe minoritetet nuk mund të zgjedhin nënkryetarin e parlamentit, pasi që edhe ata u krijuan si grup parlament pas zgjedhjeve”, ka thënë Kadaj-Bujupi.

Ajo kujtoi edhe raportin e progresit të BE-së për liberalizimi të vizave si dhe tha se BE-ja ia ka mbyll dyert kësaj qeverie.

“Ne i thirrëm ata që plotë gojën e kanë se mund t’i themelojnë institucionet dhe kërkojnë debat, por nuk erdhën, pasi ata nuk kanë argumente dhe nuk kanë numra. Sot ai (Hashim Thaçi) po merr veprim të dëmshme pas zgjedhjeve parlamentare, të cilat në llogaritë bankare të bizneseve po ju dalin shifrat zero. Kjo qeveri po e largon Kosovën nga integrimet evropiane. Edhe raporti i progresit i BE-së tregoj se vizat nuk do të liberalizohen edhe për shumë vite. Pamë që Evropa nuk u hap dyert qeverisë që nuk e respekton vullnetin shumicës parlamentare. Kryeministri nuk mendoi për interesat e shtetit por, të pushtetit. Qytetarët votuan për një fije shpresë dhe liria nuk ka kuptim nëse shumica i nënshtrohet diktatit të pakicës. Kemi pritur mjaft gjatë dhe vullneti i qytetarëve duhet të zbatohet që në një afat sa më të shkurt të zgjidhen institucionet shtetërore”, tha ndër të tjerash Kadaj Bujupi.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: