Teuta Rugova e lumtur gjatë udhëheqjes se seancës (Video)
Për dy legjislatura radhazi të Kuvendit të Kosovës, shumë herë ua ndali deputetëve mikrofonin. E disa herë tjera ua vazhdoi me nga dy minuta, duke kërkuar që të mos e zgjatnin por ta rrumbullakësojnë fjalimin.
Tani në një seancë të thirru nga Blloku VLAN, ish kryetarit të Kuvendit Jakup Krasniqi, në cilësinë e deputetit, kësaj radhe kërkoj t’i vazhdohej koha edhe për dy minuta.
Një kërkesë të tillë ia bëri deputetes së LDK-së, Teuta Rugova, e cila sot dukej në humor të mirë derisa po drejtonte seancën e thirrur nga blloku.
Deputetja Rugova, sikurse Krasniqit, edhe liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, iu dashtë që t’ia vazhdonte minutazhiën derisa po fliste në foltoren e Kuvendit. /KP/