Çfarë janë gjasat që Thaçi, Dacic dhe Ashton ta fitojnë nesër Nobelin?

ccedil-far-euml-jan-euml-gjasat-q-euml-tha-ccedil-i-dacic-dhe-ashton-ta-fitojn-euml-nes-euml-r-nobelin_hdHashim Thaçi, Ivica Dacic dhe Catherine Ashton ishin nominuar në dhjetor të vitit kaluar për Çmimin Nobel nga një grup kongresmenësh amerikanë dhe nga një Grup i Deputetëve të Parlamentit Europian për rolin e tyre në bisedimet Kosovë –Serbi. Fituesi do të shpallet nesër, ndërkohë që favoritë për këtë konsiderohen Papa Françesku, Ban Ki Moon, Edward Snowden…

Thaçi, Dacic dhe Ashton ishin nominuar vitin e kaluar.

Në njoftimin e përbashkët të ligjvenësve Eliot Engel dhe Robert Aderholt, si bashkëkryetarë të grupit të çështjeve shqiptare në Kongres dhe ligjvënësve Ted Poe dhe Emanuel Cleaver, bashkëkryetarë të grupit të çështjeve serbe, thuhej se tre zyrtarët duhen nderuar me çmimin Nobel për rolin e tyre kritik për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë.

“Marrëveshja e prillit e këtij viti, mes dy kryeministrave, theksojnë ligjvenësit, shënon një pikë-kthese dramatike për Serbinë dhe Kosovën dhe për gjithë rajonin e trazuar të Ballkanit.

Emërimet për çmimin Nobel mund të bëhen nga çdo individë ose organizatë e pranueshme për komitetin Nobel, ku përfshihen edhe ligjvenësit.

http://tpc.googlesyndication.com/safeframe/1-0-0/html/container.html

Thaçi, Dacic dhe Ashton ishin nominuar edhe nga Grupi i Aleancës Progresive të socialistëve dhe demokratëve në Parlamentin Europian.

“Sot marrëdhëniet mes dy aktorëve kryesorë, Kosovës dhe Serbisë, janë delikate, por ato ekzistojnë. Përpjekjet për të normalizuar marrëdhëniet mes dy vendeve kanë qenë të paprecedenta dhe kanë krijuar mundësinë e një paqeje të përhershme dhe bashkëpunimin në rajon”, thuhet në letër.

Nga të gjitha çmimet që ndahen në javën e Nobelit gjatë muajit tetor më i diskutuari është çmimi për paqe.

Për këtë vit Komiteti i Nobelit ka marrë 278 nominime, më shumë se secilën herë në të kaluarën.

Kandidatët më të përfolur si favoritë janë Papa Françesku, Sekretari Gjeneral i OKB-së Ban Ki-moon, Doktori nga Kongo Denis Mukwege, ish-analisti I inteligjencës Edward Snowden.

Shpallja e fituesit do të bëhet nesër. /Express/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: