Deputetët e bllokut opozitar debatojnë në Kuvend

562X315862703_454CDDC5-69B2-408E-9E0A-CB7DD8EFA26F_w640_r1_sKatër muaj që prej mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë më 8 qershor, partitë politike që kanë hyrë në një koalicion pas-zgjedhor,

Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, me mbështetjen edhe të Lëvizjes Vetëvendosje, janë duke zhvilluar një debat në Kuvendin e Kosovës.

 

Në Kuvend nuk është e pranishme Partia Demokratike e Kosovës e udhëhequr nga kryeministri në largim, Hashim Thaçi dhe as shumica e përfaqësuesve  të pakicave kombëtare në Kosovë.

 

Sipas tyre, seanca e sotme, e thirrur nga ai që njihet si bllok opozitar, është jokushtetuese, duke qenë se nuk është e thirrur nga kryesuesja e seancës konstituive, Flora Brovina nga PDK. Seancat konstituive i kryeson deputeti më i moshuar në sallë, i ndihmuar nga deputeti më i ri në moshë.

 

Pikërisht në cilësinë e deputetit më të ri, Teuta Rugova nga LDK, e nisi seancën e sotme, të thirrur me nënshkrimet e 62 ligjvënësve.

 

Seanca konstituive ka nisur më 17 korrik dhe që prej atëherë, i gjithë procesi zgjedhor është ngarkuar më një numër lëndësh të dërguara në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës për interpretim se kush ka të drejtë të njihet si grupi më i madh parlamentar, kush ka të drejtë të emërojë kryetarin e Kuvendit dhe kush ka të drejtë të formojë qeverinë. Zgjedhjet e 8 qershorit kanë përfunduar me fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës, por nuk e ka numrin e mjaftueshëm të vendeve në Kuvend për të formuar institucionet.

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: